Familja e Astrit Deharit dhe avokati i tyre, Tomë Gashi, sot në Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë pranuar raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore lidhur me rastin e vdekjes së të birit të tyre, raporton arbresh.info.
Babai i Astritit, Avni Dehari tha se faktet e pavarura kanë treguar se djali i tyre është vrarë dhe jo vetëvra.
Ai kërkoi që prokuroria të nisë hetimet pa ndikime politike.
“Sot kemi pranuar raportin 60 faqe nga Instituti Zviceran në të cilën thuhet se biri ynë Astrit Dehari nuk ka bërë vetëvrasje por ka është vrarë. Më në fund dolën faktet e pavarura dhe tashmë duhet që prokuroria të nisë hetimet por shpresojmë që kjo të jetë e pa ndikuar nga politika”, ka thënë Dehari./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...