Mirsa Kërqeli ka njoftuar nëpërmjet Instagramit se në familjen e saj ka ardhur në jetë edhe një tjetër fëmijë.
Këngëtarja e ka publikuar foton e nipit të cilin e kanë pagëzuar me emrin Odej.
“Mirë se erdhe nipi i dashur Odej. Paq fatin e botës loqka e hallës. Ishalla rritesh i lumtur pranë prindërve dhe gjithë familjes”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos.
Ndryshe vetë ajo është nënë e dy fëmijëve dhe për shkak të përkushtimit maksimal te ta edhe është distancuar nga muzika.