Google ADS

Bitcoin bie me 500 dollarë në vetëm pak minuta

09:09 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Vlera e kriptovalutës më të popullarizuar Bitcoin ra me 500 dollarë në vetëm pak minuta, një lajm i cili bëri që i tërë tregu të shënonte vlera negative.

Sipas të dhënave, tregtarët u goditën nga paniku kur kriptovaluta ra nga vlera rreth 8 mijë dollarë në 7,455 dollarë që po tregtohet tani në vetëm pesë minuta, përcjell Telegrafi.

Arsyeja se pse kjo rënie ndodhi ende mbetet e pa qartë.

Në fillim të javës, Bitcoin u përball me një “refuzim” për të kaluar kufirin e 8,300 dollarë çka mendohet se nxiti të bie ndjeshëm.

Analistët paralajmërojnë se nëse Bitcoin bie nën vlerën 7,400 dollarë, atëherë ditë më të këqija e presin kriptovalutën, ndërsa nga ana tjetër rënia e tij shkaktoi rënie edhe te Ethereum, Ripple apo Bitcoin Cash.

Aktualisht, vlera totale e tregut të kriptovalutave është në 203 miliardë dollarë, ku vetëm Bitcoin dominon me 66 për qind të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme