Kyrie Irving i shënoi 50 pikë për të thyer rekord në debutimin e tij me Nets, mirëpo e humbi baraspeshën dhe e humbi një goditje që i lejoi Mennesota Timberwolves ta fitojnë ndeshjen me rezultat 127:126 në Brooklyn, të mërkurën.
Karl-Anthony Towns i shënoi 36 pikë dhe i bëri 14 kërcime për Minessotan, ndërsa Andrew Wiggins e përfundoi ndeshjen me 21 pikë, përfshirë këtu edhe një kosh shumë të rëndësishëm afër fundit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.
Irving e kishte topin në duar me mundësinë për ta siguruar një fitore në debutimin e tij mbresëlënës. Ai e la kohën të kalonte dhe kur u afrua fundin e filloi vrapin, por e humbi baraspeshën afër vijës së trepikëshit. Ai u kthye duke dribluar dhe e gjuajti topin, por nuk shënoi.
Irving e theu rekordin e Kiki Vandeweghes për më së shumti pikë të shënuara nga një lojtar në ndeshjen e tij të parë me një klub të ri. Vandeweghe i kishte shënuar 47 pikë për Portland më 27 tetor 1984.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...