Victoria Beckham ka zbuluar sekretin e martesës 20- vjeçare me David Beckham.
Ish-anëtarja e Spice Girl, 45 vjeçe, në një intervistë për emisionin “Today” të NBC të martën, tregoi se si e mban martesën të gjatë dhe të shëndoshë me ish-futbollistin David Beckham.
Ajo po ashtu rikujtoi se takoi burrin e saj të bukur më shumë se dy dekada më parë dhe ka rënë në “dashuri në shikim të parë”.
https://www.instagram.com/p/B3o7oUXJz1y/?utm_source=ig_embed
Çifti i njohur u martuan në vitin 1999 dhe deri më tani kanë mirëpritur katër fëmijë: Brooklyn, 20 vjeç; Romeo, 17; Cruz, 14 dhe Harper, 8.
“Ju e dini, unë mendoj se fëmijët janë të parët, dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth tyre”, ka thënë Victoria.
“Por ne të dy punojmë vërtet shumë. Ne e duam atë që bëjmë profesionalisht. Ne e mbështesim njëri-tjetrin dhe ju e dini, ne jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe kemi shumë fat që po rritemi së bashku”.
Victoria theksoi se “komunikimi është thelbësor” kur bëhet fjalë për menaxhimin e orarit të tmerrshëm të familjes Beckham. “Ne jemi shumë prezent në jetën e fëmijëve”, vazhdon ajo.
“Ne e duam familjen tonë. Çdo gjë që bëjmë sillet rreth familjes sonë”. “Unë mendoj se është thjesht përqëndrimi, të punosh shumë [dhe] të kesh një ekip të shkëlqyeshëm përreth nesh”, shton ajo.
Tani, familja e Beckham është duke e mbështetur linjën e saj të krijuar kohët e fundit, Victoria Beckham Beauty. Ajo e do aq shumë formulën e saj dhe produktin e ri, saqë nëse do të mbërthehej në një ishull të shkretë dhe do të ishte në gjendje të kishte vetëm një artikull bukurie, do të ishte linja e saj e re për buzët. /telgrafi/
https://www.instagram.com/p/B3EtTc-h0UZ/?utm_source=ig_embed
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi