Google ADS

Petroviq: SLS do të parashtrojë ankesa kur të përfundojnë të gjitha procedurat e numërimit

22:57 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Slobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) në Kosovë, kanë thënë se deri tani nuk kanë bërë asnjë ankesë për procesin zgjedhore të 6 tetorit.

Ai në emisionin Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës deklaroi se ata gjithsesi që do të parashtrojnë ankesat që kanë vërejtur ata gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Unë vetëm dua të them edhe diçka që është shumë me rëndësi kur thash që kemi pasë vëzhguesit tanë afër kutive, që i kemi kandiduar për atje, dhe të nesërmen nuk kemi marrë asnjë raport nga njerëzit tanë por jemi informuar nga partitë e tjera dhe nga mediat. Pra ju keni pasë një afat 24 orë për të raportuar ndonjë parregullësi , ne nuk kemi arritur të bëjmë asgjë sepse nuk kemi pas asnjë dëshmi”.

“Pas kësaj çdo ditë kemi arritur nga një dëshmi dhe tash kur ka përfunduar ky numërim dhe kur të kemi rezultatet përfundimtare, ne do të kemi të drejtë ankese dhe do të do të bëjmë ankesë në raport me gjithë këtë”.

“Dua të theksoj se në këto vende edhe po të përsëritet kjo nuk mjafton ne kemi dashur më këtë të potencojmë se në çdo vendvotim ka pasur parregullsi, dhe ajo që ne kërkojmë është që të hapen të gjitha kutitë dhe të numërohen votat që janë në këtu sepse ne kemi qartë disa shembuj sepse ajo që shkruhet dhe gjendja në kuti nuk përputhet, mendoj që kjo nuk është një kërkesë e tepruar por sipas KQZ-së dhe rregullave të KQZ-së ju keni të drejt të kërkoni, por nuk janë të obliguar tua mundësojnë këtë”.

Sipas tij nuk janë marrë parasysh disa nga kërkesat e tyre gjatë zgjedhjeve të kaluara që janë mbajt në Kosovë.

“Ja një shembull në vitin 2017 në zgjedhje në Leposaviq ka pasë disa parregullësi që 28 persona janë të vdekur dhe janë në regjistër që kanë votuar edhe Jabllanoviq, këtë e ka paraqitur në KQZ dhe atij i kanë kërkuar që atij të sjell dëshmi për 24 orë të sjell dëshmi dhe i ka fotografuar të gjitha varrezat në KQZ, ata i kanë thënë se kjo nuk është dëshmi”.

“Për ne janë dëshmi se janë të gjallë përderisa nuk kanë sjell dëshmi, certifikatën e vdekjes nga institucionet e Kosovës ata kanë vdekur, sa kërkesa kemi bërë sa njerëz kanë humbur. Jemi në një situatë çfare jemi sot. Këtë e kemi paralajmëruar para disa jave për fat të keq nuk është marrë parasysh”, ka thënë Petroviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme