Protestuesit etiopianë djegin librin e fituesit të Nobelit për Paqe, Abiy Ahmed

23:15 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Protestuesit në lindje të Etiopisë kanë djegur kopjet e librit të ri të kryeministrit dhe fituesit të Nobelit për Paqe Abiy Ahmed.

Bëhet e ditur se ky veprim u bë si shenjë solidariteti me aktivistin mediatik të opozitës, transmeton portali arbresh.info.

Jawar Mohammed kishte thënë se qeveria po hiqte sigurimin nga shtëpia e tij në kryeqytet, të cilën zyrtarët e mohuan.

Kjo shkaktoi protesta jashtë kompleksit të tij dhe gjetkë në vend.

Pavarësisht se u vlerësua për reformat e tij, kryeministri ka luftuar të përmbajë rivalitete etnike në rritje.

Abiy Ahmed është kreu më i ri i qeverisë në Afrikë

Policia ka kundërshtuar që siguria ishte tërhequr, por deklarata e Z. Jawar nxiti frustrimin me qeverinë.

Në kryeqytet, Addis Ababa, mbështetësit ofruan të veprojnë si roje sigurimi për Z. Jawar dhe protestuesit u dëgjuan duke bërtitur: “Poshtë, poshtë, Abiy”.

Djegia e librit ndodhi në qytetin e Dadarit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme