Interi ka fituar ndeshjen shumë të rëndësishme në Ligë të Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.
“Nerazzurrët” kanë siguruar tri pikë në San Siro ndaj skuadrës gjermane në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në fazën e grupeve në Ligë të kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Ndonëse mysafirët kishin një dominim pak më të madh në fushë, skuadra e Antonio Contes arkëtoi tri pikë të plota me fitore 2 me 0.
Lautaro Martinez realizoi golin e epërsisë në minutën e 22′, ndërsa Antonio Candreva dyfishoi shifrat duke shënuar bukur për 2 me 0 në një kundërsulm të shpejtë.
Martinez kishte rast për të shënuar edhe golin tjetër, por dështoi me goditjen nga pika e bardhë në pjesën e dytë.
Me këtë fitore Interi qëndron në pozitën e dytë në tabelë me katër pikë, aq sa ka edhe Borussa Dortmundi në vendin e tretë me tri pikë më pak se Barcelona si lidere./arbresh.info/
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...
Guardiola befason me deklaratën rreth gjyqtarëve
Pacolli takon kryeministrin e Irakut: Ramë dakord që të viz...
Kurti: Kontributi i diasporës për vendin tonë mbetet madhor ...
Bernardo Silva tallet me Arsenalin shkak trofetë
Qëlluan me armën e shërbimit qytetarin, shpallet në kërkim e...