Barcelona befasohet në pjesën e dytë nga Slavia Prague

22:13 | 23 Tetor 2019
Arbresh Info

Slavia Prague ka arritur të barazojë shifrat në ndeshjen si nikoqir mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Barcelona.

Skuadra nën udhëheqjen e Jindrich Trpisovsky ka shënuar për 1 me 1 pas vetëm pesë minutave lojë në pjesën e dytë në stadiumin Sinobo, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas mori epërsinë në minutën e tretë duke shënuar për 0 me 1 me anë të superyllit Lionel Messi.

Sidoqoftë, nikoqirët barazuan gjithçka qysh në fillim të fraksionit të dytë të ndeshjes duke shënuar pas disa kumbimeve të bukura në minutën e 50′ përmes Jan Boril.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme