“Jeni shumë parti”, ironizon Hoxha: Ahmeti le ta mbyllë BDI-në dhe le të shkojë në shtëpi

21:49 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Sonte në emisionin “click-plus” në TV21, po diskutohet rreth koalicionimeve të mundshme parazgjedhore në mes partive politike.

Të ftuar janë Kreshnik Bekteshi nga BDI-ja, Lëvizja BESA, Arjanit Hoxha nga Ash-ja, Remzi Mehmedi nga Alternativa, Admirim Haliti dhe nga PDSh-ja, Sali Sajdini.

Sekretari Gjeneral i BESËS ka komentuar deklaratën e kreut të BDI-së për numrin e shumtë të partive shqiptare.

Ai ka ironizuar duke thënë se Ahmeti duhet ta mbyllë BDI-në dhe të shkojë në shtëpi.

“Nëse z.Ahmetit i duken shumë parti, le ta mbyllë BDI-në dhe të shkojë tek shpia”, deklaron Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme