SC Gjilani ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare pas sulmit që ndodhi në fund të ndeshjes kundër Llapit pasditen e sotme (e mërkurë).
Me përfundimin e ndeshjes së fituar me rezultat befasues 3 me 0, gjyqtari anësori Mertion Berisha u sulmua – gjë për të cilën autoritet arrestuan tre persona, shkruan portali arbresh.info.
Klubi kuqebardh dënon ashpër sulmin ndaj tij duke u shprehur kategorikisht kundër çdo akti të dhunës në stadiumit e tyre.
Komunikata zyrtare nga SC Gjilani
Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës ndaj Llapit.
Klubi dënon ashpër aktet e dhunës të cilat nuk i takojnë dhe nuk i ngjanë as për së afërmi kulturës së mikpritjes ndër vite. Ne si klub jemi kategorikisht kundër ç’do akti të dhunës në stadiumet tona dhe se dhuna nuk është mjet i joni për arritjen e qëllimeve të klubit.
Ne ftojmë organet e drejtësisë të merret me rastin dhe presim që të zbardhet sa më parë.
Gjyqtarit në fjalë, komunitetit të gjyqtarëve dhe gjithë opinionit sportive u kërkojmë falje për këto skena të pahijshme dhe premtojmë se do të marrim gjitha masat e duhura që të mos ndodhin asnjëherë tjetër.
SC Gjilani,
23 tetor, 2019
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...