Google ADS

Pacolli: Skandali me votat e parregullta të serbëve mund t’i kushtojë Kosovës

19:38 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i AKR, Behgjet Pacolli ka reaguar sa i përket votave të pa rregullta të serbëve.

Ai ka thënë se skandali me votat e parregullta të serbëve mund t’i kushtojë Kosovës.

“Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Postimi i tij i plotë:

Skandali me votat e parregullta të serbëve mund ti kushtojë Kosovës
Nga numërimi i deritanishëm i votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka aktualisht 5.05% dhe ka kaluar pragun.

Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Votimi në Serbi nuk lejon që fletëvotime të tilla të dorëzohen në posten e Kosovës nga Zyra e Serbisë në Kosovë përmes orkestrimit nga Beogradi, por duhet të vijnë përmes postës, në KQZ të Kosovës. Në zarfa duhet të ekzistojë vula e origjinës prej ku është dërguar vota.

Kjo është një shkelje e ligjit dhe ne do të ndërmarrim hapa ligjorë për të parandaluar shkeljen e procedurave.
Beogradit dhe Vuçiçit po i pengon që koalicioni ynë ka kaluar pragun dhe nuk lejojmë me votat e tij te manipuluara dhe ilegale të deformohet vullneti qytetar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme