Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 150 mijë euro, si shpërblim që kjo komunë ka marrë nga fushata “Ta pastrojmë Kosovën”.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi Ministri Matoshi deklaroi se ky grant prej 150 mijë euro është shpërblim për komunën e Gjakovës, për angazhimin e Komunës dhe qytetarëve të kësaj komune në pastrimin e mjedisit, largimin e deponive ilegale të mbeturinave si dhe krijimin e hapësirave të reja të gjelberta e mirëmbajtjen e atyre ekzistuese.
“Mjetet financiare për këtë shpërblim kanë qenë të paraparë me buxhetin e këtij viti dhe ne tani përmes këtij memorandumi po i bartim këto mjete financiare tek komuna e Gjakovës”, theksoi Ministri Matoshi.
Nga ana tjetër kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka falënderuar Ministrin Matoshi për mbështetjen në realizimin e këtij granti që komuna e Gjakovës e ka fituar në kuadër të aksionit për pastrimin e Kosovës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...