Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka dalur në mbrojtje sulmuesit Eden Hazard pas një tjetër ndeshje në Ligë të Kampionëve për të pa shënuar.
Hazard ka arritur në Santiago Bernabeu nga Chelsea për 150 milionë funta gjatë merkatos verore pas shtatë viteve të suksesshme në Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
Fatkeqësisht për belgun, ai nuk ka qenë në gjendje për të shfaqur formën e tij në Madrid këtë sezon dhe brenda shtatë paraqitjeve në të gjitha kompeticionet deri tani ka shënuar vetëm një herë.
28-vjeçari ka krijuar një asistim për mesfushorin Toni Kroos në fitoren mbrëmjen e kaluar kundër Galatasaray, por kishte një mundësi të artë për të gjetur portën edhe vet gjatë pjesës së dytë.
Duke folur për formën e Hazard pas ndeshjes, Zidane insistoi duke thënë: “Kjo nuk më shqetëson mua”
“Ai është më i mirë dhe ai do të përmirësohet më shumë. E rëndësishme është që ai vazhdon të ketë shanse sepse ai do t’i finalizoj më pas ato”
Fitorja mbrëmjen e kaluar për “Los Blanco” ishte e para këtë sezon në Ligë të Kampionëve pas disfatës kundër Paris Saint Germainit dhe barazimit në shtëpi ndaj Club Brugges./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?