Kultivimi i karkalecit të detit po rritet shpejt në qytetin perëndimor venezuelas, Maracaibo, por një pjesë e vogël e këtij ushqimi do të përfundojë në tryezat e këtij populli që po vuan nga kequshqyerja.
Rreth 90 për qind e këtyre karkalecave të detit do të eksportohen në Evropë dhe Azi. Kjo gjë po bëhet me bekimin e presidentit Nicolas Maduro.
Lideri i Venezuelës ka thënë se eksportimi i ushqimit është një rrugë e mirë për ta stabilizuar ekonominë, e cila është në krizë. Ai po e shtron rrugën për rritje të eksportit të ushqimit jashtë vendit pasi i ka zbutur masat për tregti të jashtme.
Përpos ushqimeve të detit, edhe djathi, avokadoja dhe sheqerkat e Venezuelës po gjejnë blerës të huaj.
Megjithatë, këto shitje nuk janë të mëdha. Shumica e kompanive ushqimore në vit shesin mallra që vlejnë më pak se 1 milion dollarë. Vendi vazhdon të mbetet i varur nga shitja e naftës, e cila vitin e kaluar e arriti vlerën e 29 miliardë dollarëve.
Ndonëse në treg tash ka më shumë prodhime, pak njerëz kanë mundësi t’i blejnë ato. Në krahasim me pesë vjet më parë, numri mesatar i kalorive që i konsumon një banor i Venezuelës ka rënë në 1600. Ky numër është shumë më i vogël se sasia prej 2000 deri 2500 kalorish, e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...