Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) është para bllokadës së plotë. Institucioni që kontrollon punën materiale dhe organizative të organeve shtetërore dhe partive politike është pa kryetarin e saj për një kohë të gjatë.
Punonjësit nëpërmes një shkrese kërkojnë “shpëtim”. “Duke vonuar vazhdimisht emërimin e kryetarit të ESHR, theksojmë edhe një herë që institucioni është përballur me bllokimin e plotë për një kohe të pacaktuar, gjë që nuk do të çojë në kontrollin mbi shpenzimet publike”, thuhet në shkresën e dërguar deri tek anëtarët më të lartë në politikë.
Ata thonë se ESHR nuk mund të hyjë më në asnjë institucion shtetëror për të mbikëqyrur operacionet e saj financiare, ndërsa vetë punonjësit do të liheshin pa pagesa dhe sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
“Është e qartë se do të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat sipas legjislacionit zgjedhor, ESHR ka një rol të rëndësishëm për të realizuar ato, ndërsa nuk do të përmbushin ato”, thuhet në letër, me një nënshkrim të 66 punonjësve./Telegrafi/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...