Google ADS

Prokuroria e Shtetit nis hetimet për kurdisje në futbollin kosovar

14:13 | 23 Tetor 2019
L G

Prokuroria e Shtetit i ka nisur hetimet rreth dyshimeve për kurdisje në futbollin kosovar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

“Prokurori i Shtetit njoftojn opinionin publik se është duke përcjellë të gjitha deklaratat e bëra publike, lidhur me kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, si dhe ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të fillohen hetimet për verifikimin e këtyre shkrimeve dhe paraqitjeve në media se ka kurdisje të ndeshjeve”, ka thënë Lutfiu.

Që nga paslufta në Kosovë gjithnjë ka pasur dyshime dhe akuza për kurdisje të ndeshjeve, por dënimet kanë muinguar. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme