10 ditë pasi ishte ndërprerë ka filluar përsëri procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor në Kosovë.
Ndryshe nga hera e kaluar, sot zyrtarët që po bëjnë verifikimit janë tërësisht të mbuluar duke mbajtur edhe dorëza dhe maska, shkruan arbresh.info.
“Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen. Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, ka thënë zëdhënësi I KQZ-së, Valmir Elezi.
Ndryshe 10 ditë me parë pak ore pasi kishte filluar procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia pasi disa zyrtarë të KQZ-së kishin deklaruar se nga to vinte kundërmim.
Mbi 20 zyrtarë ishin trajtuar në QKU për disa ditë ndërsa procesi ishte ndaluar për të rifilluar sot./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/405865570083272/
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...