Max Taylor e ka kompletuar një kthim të shumëpritur dhe emocional në fushën e blertë për Manchester Unitedin, pas një beteje me kancerin që i zgjati tetë muaj.
Qendërmbrojtësi 19-vjeçar u diagnostikua me kancer në shkurt dhe për shkak të trajtimeve të kemoterapisë ai mungoi në skuadrën e Manchester Unitedit për një kohë të gjatë, transmeton Gazeta Express.
I riu i Manchester Unitedit, sëmundja e së cilit u monitorua edhe nga stafi mjekësor i klubit, u kthye në stërvitje muajin e kaluar.
Taylor e kompletoi kthimin e tij senzacional në ndeshjen e skuadrës U-23 të “Djajve të kuq” kundër Swanseas të hënën, kur ai u inkuadrua në lojë nga stoli për ta zëvendësuar Tegen Mengin e lënduar në minutën e 37-të.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit e bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, përderisa “Djajtë e kuq” siguruan fitore bindëse me rezultat 4:1 kundër Swanseas.
Taylor kishte nënshkruar kontratë me Manchester Unitedin në vitin 2014 pas një prove të suksesshme dhe deri më tash i ka bërë 17 paraqitje për skuadrën U-18 të Manchester Unitedit.
Ai ishte pjesë e skuadrës U18 të Manchester Unitedit që e fitoi trofeun e Premierligës Veriore, para se ai të promovohej në skuadrën U-23 për sezonin 2018/19. /Gazeta Express/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...