Google ADS

Masakrimi i gazetarit Ali Uka, Thaçi: Natën e vrasjes ishte me njerëz të Berishës, po përgatiste shkrim për Remzi Hoxhën

23:59 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

E izoluar nga të gjitha anët, prokuroria vendos edhe njëherë të arkivojë dosjen në datën 10 Tetor të vitit 1997.

Disa muaj para asaj dite, në 29 Korrik të atij viti, në Tiranë do të masakrohej në banesë gazetari Ali Ukaj, i njohur si zëdhënës i UÇK-së.

“Është enigmatike vrasja e Aliut sepse qëndroi deri në orët e vona me këshilltarë të Berishës dhe në mëngjes u gjet i vdekur nga një i afërm i tij që u akuzua në Tiranë por me urdhër të Berishës u lirua shumë shpejt nga burgu, drejt Zvicrës dhe sot e kësaj dite nuk është dënuar”, tregon Hashim Thaçi, ish – komandant i UÇK-së.

“E njihte dhe personalisht Remzi Hoxhën dhe kishte tentuar të hulumtonte për të publikuar një histori në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e tij”, rrëfen gazetari Hoxha.

“Ali Uka në atë kohë përgatiste temën e diplomës, në fund korrikut 1997, dhe më ka rrëfyer drejtpërdrejt se ai mendonte të përgatiste dhe botuar në Gazetën Shqiptare ku punonte një fejton për vrasjen e Remzi Hoxhës, për komunikimet që kishte me Azem Hajdarin”, tregon Hashim Thaçi, ish – komandant i UÇK-së

Për vrasjen u arrestua kushëriri i tij Selman Ukaj. Në mënyrë të beftë, gjykata e cilëson të papërgjegjshëm mendërisht dhe e shtron në psikiatri. Pas pak kohësh Selmani arratiset drejt Zvicrës, ku mendohet se jeton sot e kësaj dite./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme