Kylian Mbappe vendosi dy rekorde sonte në Ligë të Kampionëve

23:54 | 22 Tetor 2019
Arbresh Info

Kylian Mbappe është tani pjesë e historisë në UEFA Ligë të Kampionëve.

Paris Saint Germani fitoi me rezultat tronditës 0 me 5 ndeshjen ndaj Club Brugges dhe Mbappe shënoi hat-trick pas inkuadrimit në pjesën e dytë në fushë, shkruan portali arbresh.info.

Sensacioni francez gjeti portën në minutën 61′, 79′ dhe 83′ si dhe ishte asistues në golin e Mauro Icardit në minutën e 63′.

Mbappe është bërë lojtari i parë që inkuadrohet në fushë dhe shënon hat-trick që nga Joseba Llorente i Villarrealit në tetor të vitit 2008.

Ai gjithashtu është bërë lojtari më i ri që ka shënuar 15 gola në këtë kompeticion teksa Lionel Messi është lojtari tjetër i vetëm që e ka arritur këtë numër par se të mbush 22 vite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme