Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, ka deklaruar se Teherani zyrtar mbështet procesin politik në Siri.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Mousavi thotë se “Irani fuqishëm mbështet procesin politik në Siri”.
Ai shpreson se takimi i Komitetit Kushtetues të Sirisë në Gjenevë më 30 tetor “do të jetë një fillim për ndërmarrjen e hapave bazike në procesin politik për të mundësuar zgjidhje të krizës siriane”.
Siria është e përfshirë në një konflikt shkatërrues që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë janë shpërngulur, ndërsa fëmijët vazhdojnë të mbajnë barrën e konfliktit.
Shqetësimet e Turqisë
Mousavi shpreson që zhvillimet e fundit në rajon nuk do të kenë ndikim negativ në procesin e përpilimit të Kushtetutës në Siri.
Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.
“Shqetësimet e sigurisë së Turqisë janë kuptuar, por Irani sheh që zgjidhja nuk duhet të bëhet me mjete ushtarake”, tha Mousavi.
“Irani mbështet çdo përpjekje që ndihmon në adresimin e shqetësimeve të Turqisë në Siri dhe që shërben në uljen e tensioneve për të kapërcyer hendekun midis të gjitha palëve”, tha ai.
Mousavi tha se Irani dhe Arabia Saudite janë vende me peshë të madhe në rajon dhe në botën islame.
“Pakësimi i dallimeve midis dy palëve dhe përfshirja në negociata do t’i shërbejë të dy vendeve, rajonit dhe tërë botës”, tha ai.
Mousavi gjithashtu tha se Irani është i gatshëm të negociojë me Rijadin drejtpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësuesve për të zgjidhur problemet mes tyre.
Ai i bëri thirrje Rijadit që “me kujdes të studiojë” një iniciativë të fundit të ngritur nga Teherani në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.
“Ne mund të mbajmë bisedime dypalëshe dhe multilaterale me shtetet në rajon me qëllim rikthimin e stabilitetit”, tha ai.
Tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit janë përshkallëzuar së fundmi pasi dronët sulmuan dy fabrika të naftës në pronë të Aramco-s, sulm për të cilin Rijadi dhe Washingtoni kanë akuzuar Teheranin, akuzë që është hedhur poshtë nga Irani.
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë