Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se LDK’ja nuk duhet ta luaj rolin e atij që kushtëzon për lidhjen e koalicionit me Vetëvendosjen, e megjithatë edhe Vetëvendosje duhet të sillet siç i takon sepse po flitet për një rezultat tepër të ngushtë.
“LDK’ja nuk duhet luaj rolin e atij që kushtëzon në negociata për formimin e koalicionit me VV’në”, është shprehur Ahmeti.
E megjithatë, Ahmeti tha se edhe Vetëvendosje duhet të sillet ashtu siç i takon për shkak të rezultatit.
“Mendoj se edhe fituesi duhet të sillet në rolin ashtu siç i takon, sepse po flasim për një rezultat tepër të ngushtë”, ka thënë Ahmeti në pressing.
Për formimin e koalicionit VV-LDK, kreu i Lipjanit tha se nuk duhet të ketë as imponime as kushtëzime.
“Nuk duhet të kemi as imponime dhe as kushtëzime nga asnjëra palë, sepse nuk prodhohen situata të mira politike. Nuk duhet kontaminuar klima bashkëpunuese”, shtoi kryetari i Lipjanit.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...