Real Madridi i shmanget befasisë, fitore minimale ndaj Galatasaray

22:54 | 22 Tetor 2019
Arbresh Info

Real Madridi i është shmangur befasisë në Stamboll duke siguruar fitore minimale ndaj Galatasaray.

‘Los Blancos’ ka siguruar fitore me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen si mysafirë kundër skuadrës turke të zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në Grupin A në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga mesfushori Toni Kroos derisa po zhvillohej minuta e 18′ e takimit.

Hazard, i cili ishte asistues në golin nga gjermani,  kishte një shans të jashtëzakonshëm për të dyfishuar epërsinë në minutën e 65′ pasi kaloi edhe portierin por goditja e tij u ndal nga transverzalja.

Nikoqirët kishin rastet e tyre duke i shkaktuar mjaftë probleme portës së Thibaut Courtois, por belgu bëri disa pritje fantastike.

Real Madridi tani qëndron në pozitën e dytë të Grupi A me katër pikë – pesë larg nga Paris Saint Germain si lider, ndërsa dy më shumë se Club Brugge në pozitën e tretë me dy pikë.

Galatasaray qëndron në fund të tabelës me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme