Google ADS

Huqja nga Eden Hazard kundër Galatasaray

22:33 | 22 Tetor 2019
Arbresh Info

Eden Hazard ka humbur një rast në formë tronditëse në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e martë) mes Galatasaray dhe Real Madridit.

Sulmuesi belg i ‘Los Blancos’ dështoi në portë të pastër duke goditur vetëm transverzalën në takimin si mysafirë në Stamboll të Turqisë, shkruan portali arbresh.info.

28-vjeçari arriti të kaloj madje edhe portierin e skuadrës nikoqire por nuk u tregua i saktë në finalizim.

Skuadra e Zinedine Zidanes udhëheq me rezultat minimal 0 me 1 falë golit në minutën e 18′ nga Toni Kroos.

Hazard ishte asistues në golin nga mesfushori gjerman gjatë pjesës së parë./arbresh.info/

Huqja nga Hazard – 65′

https://streamable.com/50lth

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme