Ministri i Shëndetësisë i Republikës Demokratike të Kongos dhe homologët e tij nga vendet fqinje janë pajtuar t’i bashkojnë forcat për të ngritur gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj epidemisë së Ebolës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrat vendosën të krijojnë një Task Forcë Koordinuese për Ebolën e Afrikës (AfECT), qendra e së cilës do të jetë në Addis Ababa të Etiopisë.
Sipas një njoftimi të lëshuar pas takimit të ministrave në Goma të RD të Kongos, task forca AfECT do të funksionojë nën sekretariatin e Unionit Afrikan.
Nëntë shtete anëtare të Unionit Afrikan do të drejtojnë përpjekjet me mbështetje nga Qendrat e Afrikës për Kontrollin e Parandalimit të Sëmundjeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe nga partnerë tjerë për të mbështetur bashkëpunimin kundër shpërthimit të epidemisë.
Task forca do të ketë mbikëqyrje politike mbi shpërthimet ndërsa OBSH do të ruajë kapacitetin teknik.
Ministrat po ashtu u pajtuan të bashkëpunojnë për çështjet ndërkufitare të Ebolës dhe mbikëqyrjen laboratorike, gjurmimin ndërkufitar dhe monitorimin e kontakteve.
“Sëmundjet nuk respektojnë kufijtë dhe ky shpërthim i ebolës në RD të Kongos ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit”, tha Matshidiso Moeti, drejtor rajonal i OBSH-së për Afrikën.
Sipas OBSH-së, nga 13 tetori i vitit 2019 janë raportuar gjithsej 3.228 raste, prej të cilave 3.114 u konfirmuam dhe 114 janë të mundshme, me gjithsej 2.123 vdekje.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...