Google ADS

Formacionet zyrtare, Galatasaray – Real Madrid

19:50 | 22 Tetor 2019
Arbresh Info

Galatasaray dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).

Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Turk Telekom në Stamboll në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Asgjë tjetër përveç tri pikëve nuk i duhet skuadrës së Zinedine Zidanes ndaj rivalit të sotëm që ende nuk ka arritur të shënojë një gol gjatë ndeshjeve në Grupin A.

‘Los Blancos’ e gjejnë vetën në pozitën e fundit të këtij grupi pas një disfate dhe një barazimi para takimit të sotëm.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, Galatasaray – Real Madrid

Të ngjashme