Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”në Rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar të dyshuarit L.B., A.B., F.B. dhe F.SH.
Gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar:
– Pesë (5) vetura luksoze;
– 37,300.00 (tridhjetë e shtatëmijë e treqind euro) para kesh;
– 320 (treqind e njëzetë) franga zvicerane;
– 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil;
– 19 (nëntëmbëdhjetë) fishekë të kalibrit 7.62 mm.;
– Numër i madh i dokumenteve të ndryshme si: kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete).
Katër personat e dyshuar janë intervistuar dhe me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante lidhur me rastin./arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...