Pritet verifikimi i rreth 26 mijë votave me kusht

16:03 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

Pas përfundimit të rinumërimit të 530 vendvotimeve pritet të filloj numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për arbesh.info se nesër do të përfundoj rinumërimi i vendvotimeve dhe do të nis verifikimi i rreth 26 mijë votave.

“Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen” tha Elezi.

Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme