Autoritetet italiane i kanë evakuuar katër mijë njerëz nga qendra e qytetit verior, Bolzano, për ta çaktivizuar një bombë të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Bomba u gjet gjatë punimeve në një kantier ndërtimi.
Agjencia e lajmeve “Ansa” njoftoi se bomba u çaktivizua gjatë një operacioni që zgjati tri orë.
Pasi rreziku nga shpërthimi i bombës u mënjanua, autoritetet lokale dhanë shenjë për hapjen e qendrës së qytetit, rrugës kryesore dhe një hekurudhe që e lidh Italinë me Austrinë dhe Gjermaninë.
Një gazetë lokale raportoi se bomba e pashpërthyer ishte bombë e hedhur nga ajri.
Sipas historianit Ettore Frangipane, qyteti Bolzano ishte bombarduar 13 herë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rreth 60 për qind e ndërtesave të tij ishin dëmtuar ose shkatërruar. Sipas tij, nga këto bombardime ishin vrarë 200 njerëz.
Ky rajon kishte mbetur nën kontrollin e nazistëve për një kohë të gjatë pas dorëzimit të vitit 1943, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...