Paraburgim për personin që dyshohet që u përfshi në fajde

15:22 | 22 Tetor 2019
L G

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde S.M.

Gjykata ka njoftuar se  duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale fajdeja nga neni 343 par. 1dhe 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprës penale të detyrimit nga neni 340 para.1 dhe2 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit  sipas njoftimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 17.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 16.11.2019.

 “Sepse gjatë vitit 2014, i pandehuri në bashkëkryerje me të pandehurit me iniciale B.M.(1) dhe B.M. (2) për qëllimet të përfitimit të dobisë pasurore pranojnë apo kontraktojnë shuma joproporcionale të përfitimit të pasurisë në dëm të dëmtuarit me iniciale E.K. ku më pas edhe e detyrojnë të njëjtin me kanosje serioze për qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të veproj në dëm të pasurisë së tij me të cilin të pandehurit realizojnë kundërvlerë jo proporcionale nga i dëmtuari me iniciale E.K. dhe B.F., si dhe rrethanat tjera tregojnë rrezikun se i njëjti mund të përsërisë vepra tjera penale të kësaj natyre që do të sillte pasoja edhe më të rënda për jetën dhe pasurinë e njerëzve, apo do të përfundoj në një vepër tjetër të tentuar penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës

Po ashtu rritja e numrit të madh të këtyre veprave penale dhe lënia në liri e të pandehurit në anën tjetër do të reflektonte negativisht në rrethin ku jeton ai, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme