Google ADS

“Kërkesa për shkarkimin tim është linçim”

15:12 | 22 Tetor 2019
Arbresh Info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se hetimet e Kongresit për shkeljet e mundshme të tij dhe kërkesa për shkarkim janë linçim.

Përmes një postimi në Twitter, ai e dënoi këtë nismë të Kongresit, duke thënë se ky proces nuk është bërë sipas procedurave të duhura, nuk është i drejtë dhe nuk është i mbështetur në ligj.

Një shprehje e ngarkuar me kuptim racist në Shtetet e Bashkuara, fjala “linçim” e sjell në kujtesën e amerikanëve ekzekutimin pa gjyq të amerikanëve me prejardhje nga Afrika, të cilët vriteshin nga amerikanët e bardhë.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1186611272231636992

Presidenti amerikan më parë ka thënë disa herë se i tërë ky proces është një “gjueti shtrigash” kundër tij.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar ligjvënësit me prejardhje afrikane. Kongresisti Jim Clyburn tha: “Kjo është një fjalë që asnjë president amerikan nuk duhet t’ia atribuojë vetes”, shkruan “BBC” /Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme