Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Feronikelit do ta hapë sot xhiron e 11-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Tri ndeshje të tjera do të luhen të mërkurën e dy të tjera të enjten
IPKO Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të, shkruan Gazeta Express.
Kjo xhiro do të hapet sot me ndeshjen ndërmjet Vushtrrisë dhe Feronikelit.
Natyrisht, kampioni aktual shihet si favorit ndaj vushtrriasve të pafuqishëm këtë edicion.
Të mërkurën do të zhvillohen tri ndeshje të tjera të kësaj xhiroje, kurse të enjten dy të tjera.
Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj jave do të jetë ai në mes të Prishtinës dhe Dritës, por interesant pritet të jetë edhe dueli në mes të Gjilanit dhe Llapit.
IPKO Superliga – Java e 11-të
E martë
14:00 Vushtrria – Feronikeli
E mërkurë
14:00 Gjilani – Llapi
14:00 Trepça ’89 – Ferizaj
14:00 Drenica – Dukagjini
E enjte
14:00 Prishtina – Drita
14:00 Ballkani – Flamurtari
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...