Një kullë vrojtuese bregdetare, e ndërtuar para gati 120 vjetësh, është vendosur në rrota dhe binarë për t’u zhvendosur më larg ujit të Detit Verior, i cili ka nisur ta gërryejë bregdetin në pjesën veriperëndimore të Danimarkës.
Kur kulla 23-metërshe “Rubjerg Knude” ishte ndërtuar në vitin 1900, ajo ndodhej rreth 200 metra larg ujit, ndërsa këtë vit ishte vetëm gjashtë metra larg tij.
Arne Boelt, kryetar i komunës ku ndodhet kjo kullë vrojtuese, tha se shumë probleme kanë mundur të shfaqen gjatë transportit të pazakonshëm të ndërtesës. Ajo peshon rreth një mijë tonë dhe ndodhet mbi një breg. “Sidoqoftë, ia vlen të rrezikohet, ndonëse një alternativë tjetër do të ishte çmontimi i saj”, tha kryetari.
Ministrja daneze e mjedisit, Lea Wermelin, tha se kjo kullë vrojtuese është një thesar kombëtar duke u munduar ta arsyetojë shifrën prej 670 mijë eurove nga ministria për ta mbrojtur objektin.
Zhvendosja e kullës pritet të zgjasë dhjetë orë dhe do të bëhet me shpejtësi prej tetë metrash në orë. Në pozitën e saj origjinale, ajo ishte në rrezik nga erozioni dhe lëvizja e rërës.
Përdorimi i kullës ishte ndërprerë në vitin 1968, kur dy ndërtesa të tjera pranë saj ishin mbuluar nga rëra. Kështu, ajo ishte shndërruar në muze dhe sot atë e vizitojnë më shumë se 250 mijë vizitorë në vit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...