Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e mbajti të hënën një fjalim të gjatë prej 70 minutash para gazetarëve. Këtë fjalim ai e mbajti gjatë takimin me kabinetin e tij në njërën nga zyrat e takimeve në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas televizionit amerikan, CNN, disa prej deklaratave të pasakta të presidentit kishin të bënin me raportet e ish-presidentit Obama me liderin e Koresë Veriore, luftën në Irak, rrogën e vet, marrëveshjen me Turqinë, skandalin me Ukrainën dhe disa çështje të tjera.
Ai tha se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka thirrur 11 herë në telefon liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, por ai nuk i është përgjigjur, por i njëjti lider ia ka hapur telefonin atij. Këtë deklaratë e ka kundërshtuar ish-këshilltarja për siguri kombëtare e ish-presidentit Obama, Susan Rice, e cila tha se Obama asnjëherë nuk është përpjekur të bisedojë me telefon me liderin komunist.
Për luftën në Irak, ai tha: “Nëse ju kujtohet, unë nuk dëshiroja që të shkojmë në Irak. Unë isha civil dhe nuk kisha pushtet për këtë çështje, por gjithmonë kam folur kundër shkuarjes në Irak”. Në të vërtetë, kur në shtator të vitit 2002 ishte pyetur për pushtimin e Irakut, presidenti i tanishëm kishte deklaruar: “Po, mendoj që po. Shpresoj të jetë bërë në mënyrën e duhur”.
Presidenti Trump e bëri një deklaratë të pasaktë edhe për pagën e tij, duke thënë se vetëm ai dhe ish-presidenti George Washington e kanë dhuruar rrogën për bamirësi. Në fakt, ish-presidenti Washington nuk e ka dhuruar pagën e tij për bamirësi, por këtë e kanë bërë dy ish-presidentë të tjerë amerikanë, John F. Kennedy dhe Herbert Hoover, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...