Sipas të dhënave të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë nga të dhënat e marra nga inspektorët arsimor, rreth 200 filloristë nga gjithë shteti nuk janë regjistruar në vitin shkollor 2019/2020, pasi nuk janë vaksinuar.
“Ndoshta numri do të ishte edhe më i madh, por qëllimi nuk është ky. Edhe për një fëmijë sikur të bëhet fjalë, ne duhet të veprojmë si institucion, ta respektojmë Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila për këtë çështje është deklaruar dhe e trajton me drejtime konkrete”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se ka pasur disa takime me prindërit e fëmijëve të pavaksinuar, në prani edhe të ministrave tjerë kompetentë dhe kryeministrave, duke shtuar se në ato takime i ka shqyrtuar të gjitha aspektet ligjore.
Në pyetjen nëse në ndërkohë këto fëmijë do të lejohen të ndjekin procesin mësimor, Ademi tha se MASH është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe e ndjekin situatën.
Ai tha se që të zgjerohet përfshirja e vaksinave, është mundësuar edhe vaksinimi në terren.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla