Google ADS

Panairi AGROKOS organizohet për herën e 19-të në Kosovë

09:56 | 22 Tetor 2019
M. A.

AGROKOS mbledh në një vend kompani të specializuara në fushën e bujqësisë, blegtorisë, produkteve ushqimore, industrisë se pemëve dhe perimeve, qumështit, mishit, ujit dhe makinerisë për agrikulturë, kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

Në ketë panair do marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Më mirë se kudo tjetër në AGROKOS, konsumatori kosovar ka mundësinë të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huaj.

AGROKOS po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

Panairi do jete i hapur tri ditë për vizitorë në këto data:

23 tetor nga ora 10:00-18:00

24 tetor nga ora 10:00-18:00

25 tetor nga ora 10:00-16:00

Vendi: Salla 1 Tetori në Prishtinë (prapa mensës së studenteve)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme