Google ADS

Ligji për tatim sot shqyrtohet gjatë seancës në Kuvend

08:54 | 22 Tetor 2019
A. B.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet ta vazhdojë seancën e 114-të në rend dite të së cilës është propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Tatim të Fitimit, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e shumicës parlamentare.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për informacione të klasifikuara dhe për sigurim material të të punësuarve për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, të dyja në lexim të parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët do të debatojnë edhe për raportin special të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për gjendjet e vërtetuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme në Ohër, Novosellë dhe Dibër.

Në rend dite të seancës është edhe propozim vendimi për themelim të Komisionit anketues për vërtetimin e ligjeve dhe keqpërdorimeve në punën e PSP-së, të parashtruar nga një grup deputetësh të opozitës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme