Google ADS

Tri ushqimet të cilat mund ta shkaktojnë sulm në zemër

00:24 | 22 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Sulmi në zemër ndodh kur një bllokadë në arteret koronare të personit shkakton që pjesa e muskulit të zemrës të mbetet pa gjak dhe oksigjen.

Kjo kërkon urgjencë mjekësore për ta minimizuar dëmin që i shkaktohet muskulit të zemrës, transmeton KohaJone.

Sulmet në zemër ndodhin vetëm kur furnizimi me gjak në zemër papritmas pengohet dhe një prej shkaktarëve kryesorë të kësaj janë sëmundjet koronare të zemrës, sëmundje ku arteret koronare bllokohen me depozita të kolesterolit.

Zakonisht kjo ndodh nëse personi konsumon shumë ushqime të gabuara.

Por, cilat janë tri ushqimet më të dëmshme që ia rrisin një personi rrezikun për të pësuar sulm në zemër?

Hamburgerët

Dr. Regina Druz thotë se acidet e ngopura yndyrore nga kafshët, posaçërisht kur kombinohen me karbohidrate, kanë efekte të dëmshme në shëndetin e zemrës.

Prandaj ekspertët këshillojnë t’i shmangni këto ushqime.

Mishrat e përpunuar

Mishrat e përpunuar mund të kenë sasi shumë të larta të acideve të ngopura yndyrore.

Megjithatë, edhe ato mishra që kanë pak yndyrë, kanë tendenca të kenë sasi të larta të kripës.

Ushqimet e fërguara

Studimet e shumta e kanë ndërlidhur konsumimin e ushqimeve të fërguara, si patatet e fërguara, pulën e fërguar, etj., me rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Metodat konvencionale të fërgimit krijojnë acide trans-yndyrore dhe ky lloj i yndyrës e rritë llojin e keq të kolesterolit në trup dhe e zvogëlon llojin e mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme