Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, thotë se do ta kishte marr në konsideratë një rikthim të Zlatan Ibrahimovic.
Ibrahimoviç do të jetë lojtar i lirë pasi kontrata e tij me LA Galaxy skadon në dhjetor, ndërsa Il Giornale ka raportuar se agjenti i tij Mino Raiola ka folur me Interin për një rikthim të bujshëm.
Nerazzurrët aktualisht janë në sulm për një sulmues pasi Alexis Sanchez do të mungojë tre muaj shkaku i një lëndimi.
“Ndoshta do të kisha bërë diçka kaq të çmendur. Duke e thënë këtë, ekziston një ekuilibër që duhet të mirëmbahet dhe lojtarët që janë tashmë aty duhet të respektohen”.
“Në këto raste, të gjitha këto situata duhet të merren parasysh”, ka thënë Moratti për Sport Mediaset shkruan Telegrafi
74-vjeçari e komentoi fillimin e ndritshëm të Antonio Conte me Interin, duke e cilësuar si të duhurin dhe shumë punëtor.
Superliga vazhdon sot me dy superduele
Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, çfarë këshillohet
Izraeli përshkallëzon sulmet kundër Hezbollahut
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kom...
Shënohet 25 vjetori i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Koso...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj