Numri i të vdekurve në Kili ka arritur në 11, kanë deklaruar autoritete të hënën.
Vdekjet kanë ndodhur pas tre ditësh demonstratash të dhunshme dhe duke bërë që Presidenti Sebastian Pinera të dekarojë se ‘vendi ndodhet në një gjendje lufte’.
Pothuajse 1.500 njerëz u arrestuan në shpërthimin më të madh të trazirave sociale në dekada ndërsa kryeqyteti Santiago ishte vendosur nën shtetrrethim për dy net, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm, të paepur, i cili nuk respekton asgjë dhe askënd, madje edhe është i gatshëm të përdorë dhunën dhe krimin pa asnjë kufi”, u tha Pinera gazetarëve të dielën pas një takimi urgjent me gjeneralin e ushtrisë Javier Iturriaga, i cili është vendosur në krye të rendit dhe sigurisë në kryeqytet.
Santiago dhe nëntë prej 16 rajoneve të Kilit janë në gjendje të jashtëzakonshme dhe trupat ushtarake janë vendosur në rrugë për herë të parë që nga diktatura ushtarake e Augusto Pinochet midis 1973-1990.
Demonstratat kanë filluar si pasojë e rritjes së tarifave të metros.
Santiago pothujase është paralizuar komplet, pasi shumë vende pune dhe shumë shkolla janë mbyllur.
Edhe pse Kili ka të ardhurat më të larta në Amerikën Latine, me rreth 20 mijë dollarë për person, ekziston një zhgënjim i përhapur në kujdesin shëndetësor të privatizuar dhe arsimimin, rritjen e kostove të shërbimeve bazë dhe pensionet në rënie./arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...