Google ADS

Trump i gatshëm për sulm ushtarak kundër Turqisë

21:56 | 21 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump është “plotësisht i përgatitur” për të përdorur forcën ushtarake kundër Turqisë, nëse kjo është e nevojshme.

Këtë deklaratë e ka bërë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, duke insistuar se SHBA-të preferojnë të përdorin fuqinë e saj diplomatike, transmeton portali arbresh.info

Në një intervistë për CNBC, Pompeo tha se “ne preferojmë paqen para luftës”.

Megjithatë, ai ka shtuar se në rast nevoje të ndërhyrjes ushtarake, Trump është plotësisht i përgatitur për të ndërmarrë atë veprim.

Ai nuk ka dhënë detaje se cili veprim i Turqisë do të nxiste një reagim ushtarak nga SHBA-të.

Turqia dhe SHBA-të nuk janë në raporte të mira diplomatike, pasi Turqia vendosi që të kryejë një ofensivë ushtarake në verilindje të Sirisë, kundër kurdëve, menjëherë pasi Donald Trump dha njoftimin për tërheqjen e trupave amerikane nga zona e luftës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme