Dhjetëra intelektualë, figura publike dhe qytetarë u mblodhën sonte para Ambasadës franceze në Sofje për të shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron për të bllokuar fillimin e negociatave para-pranuese me Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipërinë.
Siç raporton “BGNES”, pjesëmarrësit brohorisnin “Bullgaria dhe Maqedonia nën një qiell!”, “Jo hipokrizia, Po Maqedonia”.
“Ne jemi dëshmitarë të rigjallërimit të Bashkimit franko-serb, i cili është lënë pas dore në vitet e fundit dhe synon të bllokojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë,” tha specialisti dhe publicisti i shquar i Ballkanit, Ivan Nikollov shkruan Telegrafi.
Ata bënë thirrje për “mbështetje pa kompromis dhe të vazhdueshme për anëtarësimin evropian të Maqedonisë, pasi përndryshe mbështetja nga nacionalistët e jashtëm do të destabilizojë të gjithë rajonin”.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë