Rreth 2 000 dele zbarkuan sot në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, të drejtuara nga barinj përgjatë rrugëve të kryeqytetit, me rastin e festës së Transhumancës, një traditë e lashtë e vënë në rrezik nga rritja e urbanizimit.
Ky është kërcënimi që operatorët e sektorit dëshirojnë të shmangin me zhurmën e deleve në qendër të Madridit, një mënyrë për të vënë theksin në këtë çështje dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut.
Korteu u shoqërua nga muzikantë dhe valltarë me kostume rajonalë mes kuriozëve dhe turistëve.
Korteu arriti deri para bashkisë së qytetit, ku barinjtë i dhanë kryetarit të tyre 50 ‘meravedies’, (monedha bakri, falsifikimi i të cilave daton nga shekulli i 11-të), për pagesën simbolike të tarifave./atsh/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...