Ronaldo pritet të jetë konkurrent i fortë për Topin e Artë

14:25 | 21 Tetor 2019
Arbresh.info

Cristiano Ronaldo pritet ta ringjallë rivalitetin me Lionel Messin kur të shpallet lista me 30 lojtarët konkurrues për Topin e Artë të katij viti.

Superylli portugez e ka fituar pesë herë çmimin prestigjioz individual , po aq sa edhe argjentinasi i Barcelonës, ndërsa në edicionin e kaluar trofeu i takoi Luka Modricit.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është favoriti i hershëm për Topi e Artë këtë vit dhe është në konkurrim për t’u bërë qendërmbrojtësi i parë që nga Fabio Cannavaro (2006) që e fiton këtë çmim.

Holandezi u shpall lojtari i vitit nga UEFA, ndërsa Messi e mori çmimin e Lojtarit më të mirë sipas FIFA-s.

Në ndërkohë, Ronaldo u shpall kampion i Italisë me Juventusin dhe ishte golashënuesi më i mirë i klubi (me 28 sosh në të gjitha garat), ndërsa më pas e udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në Ligën e Kombeve.

34-vjeçari e ka nisur mirë sezonin e ri, ashtu që pritet të jetë konkurrent i denjë për Topin e Artë që do të ndahet në muajin dhjetor. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme