Policia kufitare e Kosovës në Dheun e Bardhë ka arrestuar një person, i cili në veturën e tij kishte një person, të cilin në mënyrë të kundërligjshme donte ta transportonte në Belgjikë.
“Dheu i Bardhë 19.10.2019-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia pasi me vete në veturë e kishte pasur pasagjerin, viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilët në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë”, bën të ditur policia.
Sipas viktimës me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që kur të arrijë në Belgjikë t’ia japë tremijë e pesëqind (3500) euro. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...