Google ADS

Ende nuk është përkthyer raporti për vdekjen e Astrit Deharit

11:01 | 21 Tetor 2019
Arbresh.info

Ekspertiza për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, nuk iu është dhënë familjes së  Deharit, ditën e enjte kur ishte sjell në Kosovë, pasi që kjo ekspertizë ishte në gjuhën zyrtare të Zvicrës dhe duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.

Të premten e kaluar (18 tetor), u tha se brenda 2 apo 3 ditëve do të përkthehet kjo ekspertizë, srbresh.info, ka pyetur prokurorin e rastit, Admir Shala, se a është përkthyer ende ekspertiza e Astrit Deharit dhe sa faqe përmban, ai tha se ende nuk është përkthyer dhe se brenda javës do të përkthehet.

“Ende nuk është përkthyer, dhe brenda javës përkthehet”, ka thënë prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

Ai gjithashtu nuk ka treguar se sa faqe përmban ekspertiza e ish-aktivistit të “Lëvizjes Vetëvendosje”, Astrit Dehari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme