Mbrëmjen e kaluar, 18 vjeçari ka mposhtur në “shtëpinë e tij” serbin, Veljko Vulovic.

Shqiptari nga Prizreni nuk i dha asnjë mundësi kundërshtarit dhe në fund fitoi brezin në kategorinë deri në 77 kilogram.

Duker se Muqaj ka një të ardhme të ndritur në sportin e arteve luftarake të përziera, e këtë e tregoi edhe ndaj sportistit serb.