Trupat amerikane të larguara nga Siria do të vendosen në Irak, thotë Pentagoni

21:27 | 20 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Të gjithë trupat amerikane që tërhiqen nga Siria veriore do të zhvendosen në Irakun perëndimit, thotë Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper.

Para gazetarëve Esper tha se rreth 1 mijë ushtarë do të vendosen në Irak me qëllim që të ndalojnë ringjalljen e Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump më parë ishte zotuar se do të sjellë të gjithë trupat amerikane në shtëpi.

Ndërkohë, një forcë e udhëhequr nga kurdët tha që kishte tërhequr të gjithë luftëtarët e saj nga qyteti i rrethuar i Sirisë Ras al-Ain.

Korrespodentët thanë se ishte fillimi i një tërheqjeje më të gjerë nën një marrëveshje të ndërmjetme të armëpushimit të SHBA-ve ndërmjet Turqisë dhe luftëtarëve kurd.

Njoftimi i Presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria ka hapur rrugët Turqisë që të sulmojë forcat kurde.

Me krizën e krijuar në Siri, liderët botërorë kanë frikë se mund të ringjallet Shteti Islamik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme