Google ADS

Pendarovski: Të gjithë u pajtuam se Maqedonia Evropën e ka rrugë të vetme

19:36 | 20 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryetari Stevo Pendarovski në konferencë për shtyp deklaroi takimi i sotëm i liderëve është ndarë në dy pjesë.

Pjesa e parë që përfundoi ka qenë mosdhënia e datës për nisjen e bisedimeve për në BE për Maqedoninë e Veriut nga Këshilli Evropian.

Stevo Pendarovski tha se të gjithë në mënyrë unanime janë pajtuar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE, që ka qenë edhe qëllim shtetëror që nga pavarësia e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski njoftoi se pas përfundimit të pjesës së parë, me liderët e partive politike do të bisedohet rreth zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, që i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

“Në pjesën e dytë do të bisedohet për datën e zgjedhjeve”, tha mes tjerash Pendarovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme